647
Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar një rast mashtrimi. Sipas tij, ai ia kishte dhënë me autorizim veturën e tij “Renault Laguna” një personi nga rrethina e Tetovës për një muaj, por pas skadimit të afatit automjeti nuk është kthyer. Dyshohet se vetura është shitur tek një person i tretë.
