Balla takon Schieder: Angazhim për të çuar përpara reformat në procesin e integrimit europian

Nga D V
938 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Strasburg me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

Balla shprehu mirënjohjen për punën serioze, objektive dhe mbështetëse në pasqyrimin e arritjeve të Shqipërisë dhe të angazhimit konsistent të vendit tonë për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimit europian.

“Referuar debatit mbi planet e zhvillimit në Zvërnec e informova raporterin se investimi apo projekti i zhvillimit është shqyrtuar, vlerësuar dhe në momentin që do të ketë një projekt do të miratohet në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar, standardet e mbrojtjes së mjedisit dhe acquis-in mjedisor të Bashkimit Europian”, u shpreh Balla.

Në këtë kuadër, Balla vlerësoi procedurat transparente të Qeverisë deri më tani lidhur me vlerësimet rigoroze të ndikimit në mjedis, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër