Tronditet Spanja! E gjeti të birin 2 vjeçar të zhveshur, babai i pret fytin logopedit dhe vetëdorëzohet me duart “e lara” me gj*k në polici

Nga Xh M
1,149 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Madrid, 16 qershor Zhurnal.mk – Një baba 24-vjeçar ka rënë në prangat e autoriteteve spanjolle në Valencia të Burjassot, si autor i dyshuar i një vrasjeje. I riu ka goditur për vdekje me thikë, logopedin e djalit të tij 2 vjeçar, pas dyshimeve se ai kishte abuzuar me fëmijën.

Autori u vetëdorëzua në polici me duart e lyera me gjak, duke thënë se ka vrarë një person. Dyshimet fillestare të hetuesve sipas mediave vendase, sugjerojnë se babai e vrau logopedin pasi e gjeti fëmijën e tij në klinikë me pantallona të ulura dhe pa pelena, duke besuar kështu se ai kishte abuzuar me të birin.

24 vjeçari, mësohet se i kërkoi logopedit që t’i tregonte pamjet e sigurisë, por ky i fundit refuzoi, dhe më pas ai i preu fytin 32 vjeçarit. Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Valencia , ku do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Policia ka arritur të gjejë thikën 15 centimetra të gjatë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër