Kreu i Likovës, Erkan Arifi, apelon qytetarët: Mos qarkulloni në rrugën e re të Vaksincës deri nesër

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Likovë, 16 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka njoftuar se rruga e sapoasfaltuar në fshatin Vaksincë do të mbetet e mbyllur për qarkullim deri të mërkurën, më 17 qershor 2026, me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së asfaltit të ri.

Sipas autoriteteve komunale, kalimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe mund të ndikojë negativisht në procesin e stabilizimit të asfaltit, ndaj qytetarëve u është kërkuar të përdorin rrugët alternative deri në përfundimin e afatit të përcaktuar.

“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Ta ruajmë së bashku këtë investim që i shërben të gjithë qytetarëve”, ka apeluar kryetari Arifi.

Ky projekt infrastrukturor pritet të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen dhe kushtet e transportit për banorët e Vaksincës dhe zonave përreth, duke përfaqësuar një investim të rëndësishëm për zhvillimin lokal.

artikuj të ndërlidhura