Ivana Knoll reagon pas humbjes së Kroacisë: Ishte një ndeshje e vështirë, por vazhdojmë

Nga D. V.
1,224 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ivana Knoll u paraqit në stadiumin AT&T në Dallas për të mbështetur Kroacinë në ndeshjen kundër Anglisë në Kupën e Botës.

Edhe këtë herë, tifozja më e njohur kroate tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe tifozëve me veshjen e saj karakteristike në ngjyrat e kombëtares kroate.

Pas humbjes së Kroacisë me rezultatin 4:2, Knoll komentoi ndeshjen dhe dërgoi një mesazh mbështetjeje për ekipin kombëtar.

Ajo tha se skuadra luajti mirë, por se një penallti ndikoi në rrjedhën e takimit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne vazhdojmë përpara”, u shpreh ajo, duke shtuar më pas: “Forca Kroacia”.

Prania e saj në stadium nuk kaloi pa u vënë re.

Ashtu si në turnetë e mëparshëm, kamerat dhe telefonat e tifozëve ishin të drejtuar vazhdimisht nga ajo, ndërsa fotografitë e saj u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

Ivana prej vitesh konsiderohet një nga tifozet më të famshme në botë.

Mediat britanike dhe amerikane raportuan gjerësisht për praninë e saj në stadium, duke e përshkruar si një nga figurat më të njohura të tribunave dhe një personazh që tërheq vëmendje në çdo turne të madh futbolli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër