Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Një familje ka bërë apel publik për të siguruar sa më shpejt një aparat për oksigjen me kapacitet 10 litra (10L), i nevojshëm për një pacient.
Sipas njoftimit, kërkohet një aparat në gjendje të rregullt dhe plotësisht funksional, qoftë për blerje apo për huazim.
Të gjithë ata që disponojnë një aparat të tillë ose kanë informacione se ku mund të sigurohet, luten të kontaktojnë sa më shpejt në numrin e telefonit: 071 343 308.
Familjarët shprehin mirënjohje për çdo ndihmë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shpërndajnë këtë njoftim, me shpresën se aparati do të gjendet sa më shpejt.
