Sot protesta më e madhe kundër Ramës, autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

Nga Xh M
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 20 qershor Zhurnal.mk – Autokolona e shqiptarëve të diasporës, të nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ka mbërritur në qytetin e Lezhës.

Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra automjete të mbuluara me flamuj kuqezi kanë krijuar një autokolonë kilometrike, ndërsa emigrantët kanë vijuar rrugëtimin me boritë e makinave.

Protesta e sotme kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër