Regjim i posaçëm komunikacioni nesër në Shkup

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 qershor Zhurnal.mk – Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup më 20 qershor (e shtunë) do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të mbajtjes së një ngjarjeje publike, e cila do të fillojë në ora 18:00.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të lëvizin nga Fontana Lotus në Parkun e Qytetit, duke vazhduar përgjatë bulevardit „Ilinden“, më pas nëpër rrugën „Franklin Roosevelt“, bulevardin „Aradhet Partizane“, rrugën „Vasil Glavinov“ dhe rrugën „Dimitrie Çupovski“, ndërsa ngjarja do të përfundojë në parkun „Gruaja Luftëtare“ në rrugën „11 Tetori“.

Nga SPB Shkup njoftojnë se do të ndërmerren masa për zhvillimin e sigurt dhe të papenguar të komunikacionit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’u përmbahen urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë përgjatë itinerarit ku do të zhvillohet ngjarja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër