Kasami dhe Mexhiti nga Dibra: Puna e Fisnik Melës po shihet, qyteti po ndryshon

Nga Xh M
1,219 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dibër, 20 qershor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, njoftoi se së bashku me bashkekryetarin Izet Mexhiti, Mimoza Musën dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it, kanë vizituar Dibrën për të parë nga afër projektet që po realizohen në komunë.

Sipas Kasamit, në Dibër po zhvillohen njëkohësisht disa projekte, ndërsa rezultatet e punës së kryetarit Mela tashmë janë të dukshme, edhe pse ai ka vetëm pak muaj në detyrë.

“E pamë nga afër transformimin e Dibrës nën udhëheqjen e kryetarit Fisnik Mela. Aty po punohet në disa projekte paralelisht. Edhe pse pak muaj në detyrë, tashmë ndjehet puna dhe përkushtimi i Fisnikut”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se vendimi për vendosjen e kufirit të përbashkët me një ndalesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mirëpritet veçanërisht nga banorët e Dibrës dhe rrethinës, të cilët do të përfitojnë nga lehtësimi i qarkullimit ndërkufitar.

Kasami e përgëzoi Fisnik Melën për angazhimin dhe punën e deritanishme, duke e falënderuar njëkohësisht për mikpritjen gjatë vizitës në Dibër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër