MEPSO apelon për kujdes pranë largpërçuesve: Bujqit të respektojnë masat e sigurisë gjatë ujitjes dhe korrjes

Nga R.ZH
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – SHA MEPSO u ka bërë thirrje bujqve që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrjes të tregojnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të sistemeve të ujitjes, mekanizimit bujqësor dhe pajisjeve të tjera në afërsi të largpërçuesve të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike.

Nga kompania theksojnë se respektimi i masave të sigurisë është i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, si dhe për garantimin e funksionimit të pandërprerë të sistemit elektroenergjetik, transmeton Zhurnal.mk.

MEPSO apelon që gjatë punimeve bujqësore të shmanget afrimi i makinerive, pajisjeve dhe sistemeve të ujitjes pranë largpërçuesve, pasi çdo kontakt ose afrim i rrezikshëm mund të shkaktojë aksidente serioze, pasoja për njerëzit dhe dëmtime në infrastrukturën energjetike.

Nga kompania rikujtojnë se rrjeti i transmetimit përçon tension të lartë elektrik dhe çdo ndërhyrje ose mosrespektim i distancave të sigurisë mund të paraqesë rrezik për jetën.

MEPSO u bën thirrje të gjithë bujqve dhe operatorëve të mekanizimit bujqësor që të planifikojnë aktivitetet e tyre me kujdes dhe të respektojnë rekomandimet e sigurisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit të punëve intensive në bujqësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër