Kapet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa ose “Kazanova”, pritet ekstradimi në Shqipëri

Nga Xh M
1,158 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 qershor Zhurnal.mk – Jetmir Pepa, i njohur edhe me emrin Mir Pepa dhe nofkën “Kazanova”, është vënë në pranga në Dubai. Ai konsiderohet si një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Burime pranë hetimit kanë bërë me dije për Ora News se arrestimi është kryer në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij tashmë kanë nisur. Sipas të njëjtave burime, ai pritet të sillet në Shqipëri në ditët në vijim.

Deri tani nuk ka një version zyrtar mbi mënyrën se si u realizua ndalimi i tij, as për zonën e Dubai-t ku është kapur. Po ashtu, burimet nuk kanë dhënë të tjera hollësi për këtë pjesë të operacionit.

Ndalimi i Jetmir Pepës vjen vetëm pak ditë pasi nga Dubai u ekstraduan 6 shtetas të tjerë. Mes tyre ishin edhe Aleks Pepaj, vëllai i tij, si edhe Ilir Lazri, të cilët lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin grup kriminal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër