Atletico Madrid po pret një kërkim falje nga Alvarez pas deklaratave të tij rreth transferimit te Barcelona

Nga D. V.
1,862 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas raportimeve të “El Chiringuito TV”, drejtuesit e Atletico Madridit presin një kërkim-falje nga Julian Alvarez pas deklaratës së tij të papritur, ku sulmuesi argjentinas thuhet se ka kërkuar transferimin gjatë kësaj vere për të realizuar një ëndërr personale.

26-vjeçari lë të kuptohet se destinacioni i tij i preferuar është Barcelona, klub që prej kohësh po ndjek situatën e tij.

Alvarez besohet se e sheh skuadrën katalanase si hapin ideal të radhës në karrierën e tij, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga PSG dhe Arsenali.

Megjithatë, Atletico Madridi mbetet i vendosur për ta mbajtur lojtarin, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

Klubi madrilen nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin te Barcelona dhe ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e katalanasve përmes deklaratave publike.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj.

Raportet sugjerojnë se katalanasit janë të gatshëm të rrisin ofertën deri në 150 milionë euro në përpjekje për të bindur Atletico Madridin që të pranojë shitjen e yllit argjentinas.

Situata mund të tensionohet edhe më shumë nëse klubi madrilen vazhdon të kërkojë një falje publike nga Alvarez, duke rrezikuar përkeqësimin e marrëdhënieve mes palëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër