SPB Tetovë: Ndalohet një person nga fshati Tearcë, dyshohet se shkaktoi zjarr

Nga D. V.
961 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Më 25.06.2026 në ora 12:00 në Departamentin Policor të Tearcës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një arë në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në atarin e fshatit Tearcë, me ç’rast është djegur bar i thatë. Zjarri është lokalizuar plotësisht nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.

Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është konstatuar se zjarrin e ka shkaktuar personi G.C.(55) nga fshati Tearcë.

Ai është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër