SPB Tetovë arreston një 55-vjeçar nga Tearca, dyshohet për shkaktimin e një zjarri

Nga Xh M
1,299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 qershor Zhurnal.mk – Një person nga fshati Tearcë është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarrin e rënë në një arë përgjatë rrugës rajonale Tetovë–Jazhincë, në territorin e këtij fshati.

Sipas njoftimit, më 25.06.2026 në ora 12:00, në Departamentin Policor të Tearcës është denoncuar se kishte shpërthyer zjarr, nga i cili është djegur bar i thatë. Flakët janë vënë plotësisht nën kontroll nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.

Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është përcaktuar se zjarri është shkaktuar nga G.C.(55) nga fshati Tearcë.

I njëjti është privuar nga liria, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ai është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër