LSDM: Mickoski por krijon një satelit të ri për të thyer votat e opozitës

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – LSDM-ja opozitare, në një deklaratë të sotme, akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po punon për formimin e një subjekti të ri politik, të cilin e quajti “ZNAM 2.0”, me qëllim që, siç thotë partia, të ndikojë në shpërndarjen e votave të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

“Hristijan Mickoski tashmë po punon për krijimin e një instrumenti të ri, një sateliti të ri – ZNAM 2.0, i cili duhet të shërbejë për të thyer votat e opozitës në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron LSDM.

Nga LSDM thonë se qeveria po përballet me një rënie të mbështetjes dhe se, sipas tyre, mungojnë rezultate konkrete në punën e Qeverisë.

LSDM vlerëson se formimi i, siç e quajnë ata, “ZNAM 2.0” është një përpjekje për manipulim politik, duke shtuar se qytetarët tashmë i njohin strategji të tilla, siç thonë ata, politike dhe nuk do të lejojnë veten të mashtrohen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër