Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova

Nga I.A
1,158 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Në fshatin Jabollçishtë e Poshtme të Komunës së Çashkës, në oborrin e Shkollës Fillore “Liria”, u përurua këndi i lojërave “Parku i Miqve”, një donacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i realizuar përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, për fëmijët dhe banorët e këtij fshati.

Në ceremoninë e përurimit, Ambasadori Qehaja, theksoi se ky donacion, ndonëse modest në përmasa, bart një simbolikë të veçantë dhe përfaqëson përkushtimin e Kosovës për të qenë pranë qytetarëve të kësaj zone, si dhe për të avancuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se donacioni është shenjë e lidhjes organike të Kosovës me popullatën në këto anë si dhe reflektim i një falenderimi për kauzën e shtetit të Kosovës – kauzë kjo e cila u arrit edhe fal kontributit të shqiptarëve jashtë territorit të Kosovës.

Shkolla Fillore “Liria” ndiqet nga rreth 200 nxënës, ndërsa Komuna e Çashkës zë një pozitë të rëndësishme territoriale në Maqedoninë e Veriut dhe është vendbanim i një komuniteti autokton e të rëndësishëm shqiptar.

Ky është investim në kuadër të diplomacisë publike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

Për nder të këtij kontributi, Kryetari i Komunës së Çashkës ndau mirënjohje për Ambasadën tonë, mirënjohje kjo qe u pranua me kënaqësi nga Ambasadori Qehaja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër