Pas aksidentit, NPK Tetovë rikthen gjelbërimin në rrugën Industriale, mbillen 10 drunj të rinj

Nga Xh M
1,332 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 2 korrik Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) Tetovë ka përfunduar punimet për rregullimin e hapësirës së gjelbër në Rrugën Industriale (Rruga “Vidoe Smilevski Bato”), e cila ishte dëmtuar si pasojë e një aksidenti.

Ekipet e NPK-së kanë intervenuar për rehabilitimin e plotë të zonës së prekur, duke rikthyer gjendjen e saj dhe duke përmirësuar pamjen e kësaj pjese të qytetit.

Në kuadër të punimeve është realizuar edhe mbjellja e 10 drunjve të rinj të llojit Acer, të cilët do të kontribuojnë në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm e më estetik për qaytetarët.

Nga NPK Tetovë theksojnë se mirëmbajtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra mbetet një nga prioritetet e ndërmarrjes, me qëllim që qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe më i këndshëm për banorët.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike dhe gjelbërimin urban, në mënyrë që investimet e realizuara të ruhen dhe të shërbejnë për të mirën e përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër