Rama: Aksi Elbasan–Rrogozhinë i përfunduar në 87% të punimeve, pjesë strategjike e Korridorit VIII

Nga D V
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk –  unimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 87%.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga vijimi i punës në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII.

Ky aks, thekson Rama, është një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon.

Në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit.

Ndërkohë, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, Faza II, kanë nisur punimet për shtrimin e shtresave asfaltike dhe vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore.

Përfundimi i këtij aksi do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke rritur sigurinë rrugore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër