Nufi me homologët në samitin e NATO-s në Ankara: Riafirmuam rëndësinë e unitetit

Nga D V
961 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mori pjesë në pritjen joformale të organizuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Yaşar Güler, për ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate të NATO-s.

Pritja mblodhi ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në prag të diskutimeve të samitit, duke ofruar një mundësi për shkëmbim pikëpamjesh mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve.

Në lidhje me këtë aktivitet, ministri Nufi vlerësoi rëndësinë e këtij takimi në funksion të koordinimit dhe bashkëpunimit brenda NATO-s.

“Takimi shërbeu si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet mes aleatëve, për të shkëmbyer mendime mbi çështjet aktuale të sigurisë dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe unitetit në kuadër të Aleancës”, u shpreh ministri Nufi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër