Publikohet video, presidenti i Sllovakisë tregon armën që mori dhuratë nga Erdogani në samitin e NATO-s

Nga D V
1,144 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 10 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka bërë publik armën që mori si dhuratë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Arma, një Gümüşay .357 Magnum e prodhuar në Turqi, ishte vendosur në një kuti druri me flamurin turk dhe logon e NATO-s.

Mbi të ishte gdhendur emri i Pellegrinit, ndërsa dhurata përfshinte edhe gjashtë fishekë.

E njëjta dhuratë iu dha të gjithë liderëve pjesëmarrës në samit.

Videoja e publikuar në rrjete sociale ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa dhurata e pazakontë ka ngjallur debat edhe për vështirësitë ligjore të transportit të armëve në disa vende evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër