Zjarr në terren të vështirë për qasje në Vallandovë

Nga Xh M
1,318 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vallandovë, 11 korrik Zhurnal.mk – Pasditen e sotme shpërtheu një zjarr në një terren të vështirë për qasje në Vallandovë, pranë lokalitetit Pirin Çeshma. Ekipet e zjarrfikësve e kanë vënë zjarrin nën kontroll, por problem mbetet fakti se mekanizimi nuk mund të ndërhyjë në këtë zonë.

Komuna dyshon se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një person që e njeh mirë terrenin dhe zgjedh lokacione ku ekipet e zjarrfikësve e kanë më të vështirë të intervenojnë.

Autoritetet paralajmërojnë se veprime të tilla dënohen me ligj dhe paraqesin rrezik serioz për jetën, pronën dhe mjedisin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër