Kina promovon zgjidhjen shkencore të problemit të stuhive të rërës dhe pluhurit

Nga Xh M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Peking, 12 korrik Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Stuhive të Rërës dhe Pluhurit më 12 korrik, Kina po e zgjeron përdorimin e teknologjisë së përparuar të monitorimit dhe po thellon bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar këtë sfidë mjedisore në botë.

Stuhitë e rërës dhe pluhurit ndikojnë mbi 150 vende e rajone çdo vit. Sipas statistikave të Organizatës Botërore Meteorologjike, rreth 2 miliardë tonë rërë dhe pluhur hyjnë në atmosferë çdo vit, duke sjellë rreziqe në rritje për shëndetin publik, bujqësinë, transportin dhe ekosistemin. Buletini i fundit i Rërës dhe Pluhurit Ajror i publikuar këtë muaj, vuri në dukje se ndryshimi i klimës ka rritur mundësinë e ngjarjeve ekstreme rajonale të rërës dhe pluhurit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të sistemit paralajmërues.

Kina ka vazhduar ta përmirësojë sistemin e monitorimit dhe parashikimit për stuhitë e rërës dhe pluhurit, duke kombinuar satelitët meteorologjikë “Fengyun-4B”, vëzhgimet në tokë, parashikimin numerik të motit dhe inteligjencën artificiale.

Administrata Meteorologjike e Kinës ka krijuar një sistem shërbyes të monitorimit të rërës dhe pluhurit, të gjurmimit të burimit dhe vlerësimit të ndikimit që mbulon rajonet kryesore të burimeve të rërës dhe pluhurit në të gjithë Azinë Lindore. Gjatë motit me rërë e pluhur të rëndë në pranverën e vitit 2025, parashikimet me inteligjencën artificiale dhe vëzhgimet satelitore dhanë paralajmërime më të hershme për transportin, shëndetin publik dhe reagimin ndaj fatkeqësive, duke lehtësuar efektivisht ndikimin negativ të sjellë nga stuhitë e rërës dhe pluhurit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër