Parlamenti Evropian: Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Nga Xh M
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strasburg, 12 korrik Zhurnal.mk – Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, duke theksuar se avancimi i saj në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian do të varet nga zbatimi i reformave në sundimin e ligjit dhe respektimi i standardeve demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Parlamenti Evropian nënvizoi se Beogradi duhet të dëshmojë angazhim të qartë ndaj vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian.

“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, vijon të përballet me sfida, ndërsa Brukseli ka përsëritur se normalizimi i marrëdhënieve mbetet një kusht kyç për rrugën evropiane të të dyja vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër