Çmimi i naftës rritet mbi 3% derisa sulmet e reja ushtarake kërcënojnë transportin e Hormuzit

Nga L. M
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

mimet e naftës janë rritur më shumë se 3% të hënën, më 13.07.2026 në bursë, pasi sulmet e ripërtërira ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ringjallën shqetësimet për dërgesat e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit, raporton Reuters.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 2.67 dollarë, ose 3.51%, në 78.68 dollarë në mëngjes, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor të SHBA u rrit 2.48 dollarë ose 3.47 për qind në 73.89 dollarë për fuçi.

“Operatorët e transportit detar po përshtatin një qasje të kujdesshme dhe lëvizjet në hyrje janë ngadalësuar me shqetësimet e shtuara të sigurisë” – kanë thënë analistët e ANZ-së.

Furnizimi global i naftës u rrit me 4.1 milionë fuçi në ditë në qershor pas marrëveshjes, por mbeti 9.4 milionë fuçi në ditë nën nivelet e paraluftës, ka njoftuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në raportin e saj mujor të publikuar të premten.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër