Rubio: Administrata e presidentit Trump, plan për të çmontuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Nga Xh M
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 13 korrik Zhurnal.mk – Administrata e Presidentit Donald Trump ka nisur një përpjekje të gjerë për të çmontuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), duke e cilësuar atë si një kërcënim për sovranitetin amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paraqitur planin në një artikull në gazetën Wall Street Journal.

Ai shkruan se SHBA po nis një fushatë diplomatike me mesazh të qartë: “Shtetet sovrane mbi globalizmin”.

“Ata që përfitojnë nga siguria amerikane nuk duhet të qëndrojnë duarkryq, ndërsa ata që ofrojnë atë siguri po shënjestrohen”, thekson Rubio.

Ai shton se ky është vetëm fillimi.

“Duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion qeveria jonë, duke punuar krah për krah me çdo aleat me të cilin mund të gjejmë kauzë të përbashkët, ne do ta çmontojmë ICC-në – tullë për tullë, nëse është e nevojshme”, tha Rubio.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër