Protesta kundër qeverisë – Dëshmia rrëqethëse e invalides: Më kanë prerë dritat, jetoj vetëm me 90 mijë lekë! Si t’i blej ilaçet?

Nga Xh M
1,177 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 korrik Zhurnal.mk – Në nisje të protestës, një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga një grua invalide, e cila ka treguar përpara mikrofonit të News24 gjendjen ekstreme të varfërisë dhe harresës nga ana e shtetit.

E mbetur krejtësisht e vetme pas vdekjes së prindërve, ajo ka rrëfyer se institucionet i kanë prerë edhe energjinë elektrike, duke e lënë në errësirë totale dhe pa asnjë mundësi për të blerë ilaçet me pensionin e saj qesharak.

“Jam invalide dhe më kanë prerë dritat! Jam pa drita dhe ku thërret qameti! Më kanë vdekur prindërit, jam e vetme fare, jam invalide me 90 mijë lekë (të vjetra) pension. Si do t’i marr ilaçet unë? Unë nuk kam as lavatriçe, as frigorifer, asgjë. Jam e vetme komplet. Jam invalide pune, të rri pa drita unë? Jam shumë e sëmurë, kam qenë dy javë shtrirë. Më kanë ndihmuar komshitë. Çfarë do bëj unë me aq lekë?” deklaroi ajo e përlotur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër