Bekim Sali mori pjesë në ceremonitë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës në Paris

Nga I.A
1,032 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara me rastin e 14 Korrikut – Festës Kombëtare të Republikës së Francës, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Pjesëmarrja e ministrit Sali në ceremonitë solemne paraqet konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe partneritetit të fortë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës.

Me këtë rast, ministri Sali përcolli urime për popullin francez, duke theksuar se 14 Korriku është simbol i lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane që i bashkojnë dy vendet mike.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, si dhe për partneritetin e fortë politik dhe bashkëpunimin bilateral në fusha me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër