Nikoloski: Në gusht prezantime publike për studimet e hekurudhës së shpejtë, ndërtimi nis në fund të vitit

Nga I.A
994 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Përgatitjet për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, ndërsa gjatë muajit gusht do të mbahen prezantime publike të studimeve të realizuara. Pas kësaj faze, vijon përgatitja e kontratave për financim dhe për realizimin e projektit, si dhe prezantimi i kushteve të financimit para Kuvendit – informoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski.

Ai konfirmoi se afati për fillimin e punimeve mbetet fundi i këtij viti, ashtu siç ka paralajmëruar më herët kryeministri Hristijan Mickoski.

“Përgatitjet për ndërtimin e Korridorit 10 po zhvillohen në mënyrë të shkëlqyer. Studimi mjedisor dhe studimi për ndikimin social janë përfunduar. Në fillim të gushtit do të organizohen prezantime publike – të paktën katër, në Shkup, Veles, Demir Kapi dhe Gjevgjeli – ku banorët lokalë do të mund të njihen me përmbajtjen e dokumenteve. Bëhet fjalë për një dokument cilësor prej rreth 1.600 faqesh që mbulon të gjitha aspektet. Pas prezantimeve, dokumenti i nënshtrohet rishikimit dhe përfshirjes së komenteve të komunitetit lokal. Sipas marrëveshjes që kemi, kjo fazë duhet të përfundojë deri më 31 gusht, pas së cilës hyjmë në konkretizimin dhe përgatitjen e kontratave për financim dhe për realizimin e projektit. Gjithçka po zhvillohet sipas planit”, deklaroi Nikoloski gjatë vizitës në komunën Kisella Vodë.

I pyetur për detaje rreth financimit, Nikoloski theksoi se, në përputhje me legjislacionin vendor, kushtet do të prezantohen publikisht në Kuvend dhe se deri atëherë nuk mund të bëhen publike për opinionin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër