Në Maqedoninë e Veriut do të ndërtohet qendër kombëtare e të dhënave

Nga I.A
1,135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Po sigurohen lokacioni dhe modeli financiar për projektin që do të shërbejë si bazë për renë qeveritare (government cloud), sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë një paraqitjeje në RTVM2.

Sipas tij, tashmë është përgatitur edhe studimi i fizibilitetit, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një objekt ku do të vendosen serverët, por për një infrastrukturë kyçe shtetërore mbi të cilën do të mbështetet zhvillimi digjital i vendit.

“Nëse rrugët i lidhin qytetet, qendra e të dhënave i lidh institucionet. Në vend që çdo institucion të ketë hapësirat e veta për serverë me nivele të ndryshme sigurie, shteti do të ketë një vend të vetëm modern, me nivel të lartë mbrojtjeje dhe efikasitet energjetik, prej nga do të ofrohen shërbimet digjitale për 20-30 vitet e ardhshme”, tha Andonovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër