VIDEO/ Rama: Bypass-i i ri i Sarandës do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik

Nga L. M
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Sarandës po ecin me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë segment rrugor me një gjatësi prej rreth 5 km.

Rama theksoi se bypass-i i ri do të krijojë një hyrje-dalje të re për qytetin e Sarandës, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore, duke lehtësuar qarkullimin dhe reduktuar trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Projekti përfshin edhe ndërtimin e një tuneli 750 metra të gjatë, një vepër e rëndësishme inxhinierike që do të rrisë sigurinë dhe standardet e lëvizshmërisë për banorët dhe vizitorët”, informoi Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=1412012887439545

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër