Bllokohet Gjykata Kushtetuese: Ligji për gjuhët mbetet pezull

Nga I.A
1,055 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Gjuha shqipe do të vazhdojë të mbetet peng i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Pas largimit të Goce Naumovskit, Kushtetuesja mbeti me 7 gjykatës, numër që nuk plotëson formatin e plotë prej 9 gjykatësve si kusht për hapjen e lëndës që daton nga viti 2019. Konkluzioni që është sjell mbi këtë iniciativë e që parashikon shqyrtimin e Ligjit të gjuhëve me format të plotë, duket se do të mbetet ide që vështirë mund të zbatohet.

Gjykata Kushtetuese u gjet pa gjykatësin e dytë derisa po priste vullnetin e Kuvendit që propozim të Këshillit Gjyqësor të zgjidhte Meri Dika Gjorgjievskan për gjykatëse, vendim ky i miratuam në këshill më 25 mars, ndërsa në seancën e 97 të Kuvendit ka mbetur si pikë “E pashqyrtuar”. Përgjigja fundit e shumicës në Kuvend ishte se nuk kanë qëndrim të unifikuar për propozimin e Meri Dika Gjorgjievskas dhe për këtë arsye nuk dihet se kur do të vazhdohet ajo seancë dhe mbi gjitha nëse do të kalon ose jo emri i saj në Kuvend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër