Aksident në unazën e Fierit, “BMW”-ja humb kontrollin dhe përplaset me dy makina të parkuara!

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Fier, 18 korrik Zhurnal.mk – Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i “BMW”-së, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

artikuj të ndërlidhura