Ali Ahmeti nga Gostivari: BDI-ja vazhdon organizimin, synojmë rikthimin e dinjitetit dhe barazisë

Nga Xh M
1,473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 18 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar, ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të degës.

Gjatë kuvendit u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, sekretarët e sekretariateve tematike, si dhe strukturat e tjera organizative.

Ahmeti, përmes një reagimi pas kuvendit, vlerësoi atmosferën dhe angazhimin e anëtarëve të partisë, duke theksuar se Gostivari mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të BDI-së.

“Atmosfera, entuziazmi, përkushtimi dhe gatishmëria e atyre që morën përgjegjësi dëshmojnë se Gostivari është i vendosur të vazhdojë të jetë një nga shtyllat më të fuqishme të Bashkimit Demokratik për Integrim”, deklaroi Ahmeti.

Ai uroi të zgjedhurit e rinj për punën e tyre, duke përmendur në veçanti kryetaren e Forumit të Gruas, kryetarin e Forumit Rinor, aktivistët, veteranët dhe mbështetësit e BDI-së në Gostivar.

Sipas Ahmetit, zhvillimet politike në vend kërkojnë më shumë vigjilencë, bashkim dhe angazhim nga strukturat e partisë.

“Bashkë do të vazhdojmë betejën për rikthimin e dinjitetit, barazisë dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se me organizim, unitet dhe besim në kauzën politike të BDI-së, Gostivari do të japë rezultat të rëndësishëm në sfidat e ardhshme politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër