Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Nga Xh M
2,392 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik Zhurnal.mk – Ambasadori i Indisë në Maqedoninë e Veriut, Arun Kumar Sahu, në një intervistë për televizionin “Sitel”, ka deklaruar se biznesmeni kontrovers indian Subrata Roy i përket së kaluarës dhe se një rast negativ nuk duhet të krijojë perceptim të keq për të gjithë komunitetin e biznesit të Indisë.

Intervista me ambasadorin vjen në prag të vizitës së parë zyrtare të presidentes së Indisë, Droupadi Murmu, në Maqedoninë e Veriut.

Presidentja indiane do të shoqërohet nga një delegacion i lartë zyrtar, i cili sipas ambasadorit do të përfshijë një ministër, dy deputetë, zyrtarë të lartë, si dhe një delegacion biznesi me rreth 40 përfaqësues nga fusha të ndryshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si qytetarët mund të kenë besim se biznesi indian nuk është vetëm rasti i Subrata Roy, ambasadori tha:

“Subrata Roy tashmë është histori, ai i përket së kaluarës. Një shembull, le të themi, i keq, nuk mund ta njollosë të gjithë komunitetin e biznesit të një ekonomie në rritje globale. Biznesmenët tanë veprojnë në të gjithë botën – në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore, vendet nordike dhe Azinë Lindore. Prandaj, vetëm për shkak të një përvoje negative me një subjekt konkret, i cili nuk është as shtetëror, por një biznes privat, nuk duhet të ekzistojë një frikë e tillë, sepse të tjerët përreth jush nuk kanë një frikë të tillë”, deklaroi Sahu.

Subrata Roy u bë i njohur për opinionin në Maqedoninë e Veriut gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nën udhëheqjen e Nikolla Gruevskit. Atëherë ai u prezantua si një investitor i madh potencial në ekonominë maqedonase, por projektet e paralajmëruara nuk u realizuan.

Ndër investimet e paralajmëruara ishin një kompleks hotelier në Ohër dhe zhvillimi i industrisë së blegtorisë në Xhumajli. Roy e vizitoi disa herë Ohrin, ku prezantoi projekte ambicioze në turizëm dhe bujqësi. Subrata Roy ndërroi jetë në vitin 2023.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër