Dogana nis kontrolle të shtuara me mjetet lundruese në Liqenin e Ohrit

Nga D V
1,173 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Administrata Doganore, përmes Njësisë për Operacione në terren pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime, në periudhën e ardhshme do të zbatojë kontrolle të shtuara në terren mbi mjetet lundruese që përdoren në Liqenin e Ohrit. Aktivitetet e kontrollit do të fokusohen në verifikimin e statusit doganor të mjeteve lundruese dhe respektimin e detyrimeve ligjore sipas rregullativës doganore.

Administrata Doganore u bën thirrje të gjithë pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese për të cilat nuk është kryer procedurë e rregullt doganore, që ta rregullojnë statusin e tyre në afatin më të shkurtër të mundshëm.

“Të gjitha mjetet lundruese që gjatë kontrollit do të konstatohet se kanë status të parregulluar doganor do të jenë objekt i procedurës së përcaktuar ligjore, me ç’rast do të ndërmerren masa për përcaktimin e detyrimeve dhe mbajtjen e përkohshme të mjeteve lundruese deri në përmbushjen e plotë të tyre sipas autorizimeve ligjore. Objekt kontrolli do të jenë edhe mjetet lundruese të personave jorezidentë, përdorimi i të cilave është i rregulluar me leje për import të përkohshëm, pas së cilës ato duhet të largohen nga territori doganor ose të nënshtrohen procedurës së rregullt doganore. Njëkohësisht do të kontrollohet edhe përmbushja e kushteve për drejtimin e mjeteve lundruese, pra nëse ato drejtohen vetëm nga persona që kanë të drejtë ligjore për këtë”, njofton Administrata Doganore.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve dhe shtetasve të huaj të veprojnë në përputhje me rregullativën doganore në fuqi dhe të harmonizojnë në kohë statusin e mjeteve të tyre lundruese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër