Ndërron jetë në moshën 18-vjeçare aktorja Kaylee Hottle – kolegët i japin lamtumirën

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja amerikane, Kaylee Hottle, e njohur për rolet e saj në filmat “Godzilla vs. Kong” dhe “Godzilla x Kong: The New Empire”, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në Frederick, Maryland.

Lajmin e konfirmoi babai i saj, Joshua Hottle, përmes një transmetimi në Facebook.

Familja e Kaylee është e komunitetit të të shurdhërve, ndërsa nëna e saj, Ketsi, e përshëndeti të bijën me një mesazh prekës, duke shkruar: “Të isha nëna jote ishte një privilegj, Kaylee Hottle”.

 Foto: Instagram

Pas lajmit të hidhur reaguan shumë nga kolegët e saj.

Aktorja Millie Bobby Brown, me të cilën Kaylee luajti në serinë e filmave “Godzilla”, publikoi një fotografi të saj dhe shkroi: “Kjo më preku shumë. Do të na mungosh shumë, Kaylee”.

Edhe aktorja e parë e shurdhër fituese e çmimit Oscar, Marlee Matlin, shprehu dhimbjen, duke thënë se talenti dhe bukuria e Kaylee do të mbeten një kujtim i përhershëm.

Sipas autoriteteve, Kaylee ishte pasagjere në një automjet që u përfshi në një përplasje gjatë orëve të para të mëngjesit.

Shoferi 19-vjeçar u dërgua në spital me lëndime që nuk rrezikonin jetën.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, derisa dyshohet se shpejtësia mund të ketë qenë një faktor.

 Kaylee

Përveç aktrimit, ajo ishte një zë i rëndësishëm për përfaqësimin e personave të shurdhër në industrinë e filmit dhe shpesh fliste për rëndësinë e përfshirjes dhe barazisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër