LSH: Ministri i Shëndetësisë nuk mund të shuajë zërat kritik dhe të tregojë se kush mund të flet

Nga Xh M
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik Zhurnal.mk – Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë, me të cilën u kërkon mjekëve që nuk janë epidemiologë apo infektologë të mos flasin për rastin e Gostivarit, është e papranueshme dhe bie ndesh me frymën e debatit profesional, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare.

“Asnjë ministër nuk mund të vendosë se kush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij profesional. Çdo mjek ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin etik të reagojë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurinë e qytetarëve.

Në vend të përpjekjeve për të heshtur zërat kritikë, ministri duhet të sigurojë transparencë të plotë, të zbardhë përgjegjësitë dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore”, thuhet mes tjerash në reagim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër