Kërkohet 42-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht një grua me probleme mendore, në Lushnjë

Nga L. M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia e Shqipërisë e ka shpallur në kërkim një 42-vjeçar, pasi dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit, në Komisariatin e Policisë në Lushnjë, është paraqitur bashkë me dy familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor, e cila e ka raportuar rastin që ka ndodhur një ditë më parë.

“Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në vijim shpallën në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”., thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, në njoftim thuhet se është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar.

“Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet tutje në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër