Sherr me sende të forta në Shëngjin/ Plagoset një person, u godit me tytën e një pistolete

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shëngjin, 23 korrik Zhurnal.mk – Një sherr me sende të forta ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shëngjinit, ku si pasojë e kësaj është plagosur edhe një person. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.

Dyshohet se gjatë përleshjes ai është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese. Policia ka shoqëruar një person në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër