Tiranë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse do të ketë një samit të NATO-s ai do të zhvillohet në Tiranë.
Në një komunikim me mediet në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Rama iu përgjigj interesit mbi diskutimet e fundit lidhur me zhvillimin e Samitit të NATO-s.
“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e Samitit të NATO-s. Nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurt jo në 2027, në 2028. Nëse do të ketë një samit do të zhvillohet në Tiranë dhe nuk ka asnjë dyshim. Gjithçka thuhet rreth saj janë të gjitha gjepura”, u shpreh Rama.
Pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë të Holandës, u njoftua se liderët e 32 vendeve anëtare kishin marrë një vendim unanim që Tirana të priste samitin e vitit 2027.

