Tiranë, 24 korrik, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në mesditë dhe pasdite.
Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër, kryesisht veri e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 9m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet kryesisht jugperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 21/31 | Re shi diell |
| Kukës | 16/26 | Re shi diell |
| Lezhë | 23/31 | Re shi diell |
| Dibër | 15/26 | Re shi diell |
| Durrës | 21/31 | Re shi diell |
| Tiranë | 23/32 | Re shi diell |
| Elbasan | 16/32 | Re shi diell |
| Berat | 20/32 | Re shi diell |
| Vlorë | 22/30 | Re shi diell |
| Korçë | 17/27 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 19/31 | Re shi diell |
| Sarandë | 24/30 | Re shi diell |
