Rama, takim me Zelensky në nisje të punimeve të Komunitetit Politik Europian në Irlandë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para nisjes së punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Irlandë.

Samiti i Komunitetit Politik Europian mbledh liderë nga vende të ndryshme të kontinentit për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit politik e të sigurisë në Europë.

Në fokus të diskutimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian janë siguria e Europës, zgjerimi i Bashkimit Europian dhe përballja me kërcënimet hibride.

Në axhendën e takimit të liderëve europianë janë gjithashtu çështjet që lidhen me sigurinë energjetike dhe luftën në Ukrainë, ndërsa vendet europiane vijojnë të riafirmojnë mbështetjen për Kievin përballë agresionit rus.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër