Shkup, 24 korrik Zhurnal.mk – Policia dje arrestoi 38-vjeçarin T.R. nga Velesi, pasi nëna e tij 62-vjeçare raportoi dhunë. “E sulmoi fizikisht në shtëpinë familjare dhe i theu telefonin celular, ndërsa pasi ajo arriti të ikte nga shtëpia, ai hodhi objekte të forta mbi të.
Pas masave të marra dhe kontrolleve të kryera, u konstatua se T.R. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,54 për mijë alkool në gjak”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Dhunaqënësi i dehur është mbajtur në stacionin policor. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.
