Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi një takim pune me kryetaren e Dhomës së Noterisë, Ceca Maleva Stoev, ku u diskutua për çështjet aktuale që lidhen me funksionimin e noteriatit.
Në fokus të bisedimeve ishte nevoja për ndryshime në Ligjin për Noteriatin, avancimi i digjitalizimit të shërbimeve noteriale, si dhe tejkalimi i sfidave që paraqiten në zbatimin e zgjidhjeve ligjore ekzistuese.
Ministria e Drejtësisë thekson se mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu të hapur dhe konstruktiv me Dhomën e Noterisë, si pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë, me synim përmirësimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të noteriatit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucione.
