Një javë pas stuhisë, rrugët ende të papastruara, qytetarët ankohen për mospastrimin

Nga Xh M
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 korrik ZHurnal.mk – Që prej stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin javën e kaluar, në shumë pjesë të qytetit vazhdojnë të jenë të pranishme gjurmët e dëmeve, ku në rrugë ende hasen degë, pemë të rrëzuara, gjethe e mbeturina.

Banorët ankohen se edhe pse ka kaluar një javë, nuk po ndërmerren masa të duhura për largimin e druve nga rrugët dhe trotuaret, gjë që pengon qarkullimin e tyre.

“Nuk janë duke punuar, gjithë drunjtë në rrugë ishin ,asgjë nuk punojnë”, tha një qytetar.

“Kjo është katastrofë e madhe, as dritaret nuk mund t’i hapim, as gjumë nuk mund të bëjmë. E lus kryetarin t’i largojë këto”, tha një qytetar tjetër.

“Mbeturinat kudo janë problem në Maqedoni, pikërisht këtu edhe degët që i shohim nga era e madhe, do të thotë duhet të pastrohen, duhet të trajtohen, nëse nuk trajtohen, krijohet problem ekologjik. Higjiena komunale a e ka parasysh këtë problem, nuk e di”, u shpreh qytetari.

Qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të përshpejtojnë pastrimin dhe largimin e degëve të cilat ndodhen ne çdo cep të rrugës, në mënyrë që situata të rikthehet në normalitet. Ndërkohë autoritetet komunale thonë se kanë mënjanuar shumicën e dëmeve nga stuhia e së martës së kaluar, ndërsa në disa pjesë akoma po punohet për pastrim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër