Sali viziton ekspozitën “Extraordinary Textiles”: Arti dhe kultura ndërtojnë ura miqësie mes popujve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 tetor Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka vizituar ekspozitën “Extraordinary Textiles”, e cila prezanton pasurinë kulturore të Meksikës përmes artit të tekstilit, ngjyrave dhe traditës.

Përmes një njoftimi, Sali theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës në afrimin e popujve dhe forcimin e mirëkuptimit ndërmjet tyre.

“Arti dhe kultura ndërtojnë ura miqësie mes popujve”, u shpreh Sali, duke ndarë përshtypjet nga vizita në ekspozitë.

Ai vlerësoi se aktivitete të tilla krijojnë mundësi për njohjen e kulturave të ndryshme dhe nxisin dialogun kulturor, respektin e ndërsjellë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Takime të tilla na afrojnë dhe na kujtojnë vlerën e dialogut kulturor, respektit të ndërsjellë dhe ruajtjes së trashëgimisë që u përcjellim brezave të ardhshëm”, theksoi Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër