Shpërthen bombola e gazit në Tearcë, një person përfundon në spital

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 1 gusht Zhurnal.mk – Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Tearcë, duke lënë të lënduar një person. Sipas informacioneve që njofton Tema.mk, personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transferuar me autoambulancë në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar me kohë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të vënë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Gjithashtu, në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te shpërthimi i bombolës së gazit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër