Tetovë, 2 gusht, Zhurnal.mk – Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën “VS Bato” në Tetovë, ku sipas informacioneve fillestare janë përplasur dy automjete.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes vërehen dëmtime të konsiderueshme në automjetet e përfshira në aksident. Gjithashtu, pranë rrugës shihen disa drunj të rrëzuar, të cilët dyshohet se janë goditur si pasojë e përplasjes.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat po ofrojnë asistencë. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipet e Policisë, të cilat po kryejnë këqyrjen dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te aksidenti.
