Gashi në Konferencën e Ligës Arabe: Maqedonia e Veriut model i bashkëjetesës

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro, ku ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor.

Në fjalimin e tij, Gashi theksoi përvojën e Maqedonisë së Veriut si një shembull të bashkëjetesës etnike, kulturore dhe ndërfetare, duke vënë në pah rëndësinë e dialogut, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

“Në Kajro, pata nderin ta përfaqësoj Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor në Konferencën e organizuar nga Liga e Shteteve Arabe.

Në adresimin tim ndava përvojën e vendit tonë si shembull i bashkëjetesës etnike, kulturore e ndërfetare, duke theksuar se diversiteti nuk është burim ndarjeje, por një vlerë që e forcon shoqërinë.

Përcolla mesazhin se lufta kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes janë njëkohësisht mbrojtje e dinjitetit njerëzor, e lirisë së besimit dhe e vlerave demokratike. Ndërkaq dialogu, toleranca dhe respekti reciprok mbeten rruga e vetme për ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër