Vescovato, 3 gusht Zhurnal.mk – Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Vescovato të Italisë, pas një sherri banal në një lokal.
Sipas raportimeve, viktima është identifikuar si N. Dalipaj, i cili dyshohet se është goditur tri herë në fyt. Edhe pse i riu u transportua në spital, 24-vjeçari ndërroi jetë në duart e mjekëve.
Autori i krimit dyshohet se është një 32-vjeçarar italian, Mattia Miraglia, i cili është arrestuar. Edhe ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën mbikëqyrje në spitalin Maggiore. Sipas verifikimeve të para të kryera nga autoritetet, sherri që përfundoi me vrasjen mund të ketë qenë i motivuar nga arsye sentimentale, konkretisht nga xhelozia për një vajzë, raporton Top Channel.
